Unë jam shtetas i një vendi të tretë, si mund të hyj dhe të punoj në Greqi?
Ka rrethana të ndryshme në të cilat njeriu mund të hyje në vend për qëllim pune. Procedura dhe kushtet janë të ndryshme në varësi të faktit nëse hyrja në punë do të jetë afatgjatë (të paktën një vit) ose e përkohshme (pune sezonale) sektori i punësimit, nëse bëhet fjalë për transferim brenda ndërmarrjes apo kualifikim të lartë etj. Në çdo rast, nëse jeni të interesuar të vini në Greqi për punë, hapi i parë është të gjeni një punëdhënës. Më pas, punëdhënësi duhet të kontaktoje agjencinë kompetente për të bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të ftuar punonjësin në vend. Duhet theksuar se në rastin e një ftese (tërheqjeje) për punë të varur afatgjatë (në çdo sektor) ose për punë sezonale ne sektorin ë bujqësisë dhe blegtorisë ose për peshkatarët, duhet të ketë një pozicion në një vendim të përbashkët ministror të lëshuar çdo dy vjet. Ky vendim përcakton numrin dhe kualifikimet e shtetasve të vendeve të treta që mund të hyjnë në vend për punë.
Shtetasit e vendeve të treta që hyjnë në vendin tonë për qellim pune duhet të kenë një nga dokumentet e mëposhtme të legalizimit:
a) Vizë hyrëse me të drejtë pune (vize).
b) Leje qëndrimi me të drejtë pune.
c) Vërtetim për paraqitjen e kërkesës për lëshimin e lejes qëndrimit me të drejtë pune. Të mëposhtëm gjithashtu kanë qasje në punë:
• përfituesit e mbrojtjes ndërkombëtarë (refugjatet dhe mbajtësit e statusit të mbrojtjes plotësuese),
• aplikativët për mbrojtje ndërkombëtarë (pasi të kenë kaluar gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit të Formularit të Aplikuesit për Mbrojtje Ndërkombëtare).
• shtetasit e vendeve të treta të cilëve u është dhënë një certifikatë e largimit të shtyrë ose një certifikatë mos largimi për arsye humanitare nga organi kompetent policor, e cila është në fuqi, për sa kohë që ata kanë një leje pune të vlefshme. Mbajtësit e kësaj leje pune mund të punojnë vetëm në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, në sektorin e punëve shtëpiake si dhe në sektorin e veshjeve dhe të punojnë në të gjithë territorin e vendit me përjashtim të disa zonave kritike.
• Bashkëkombëtarët që mbajnë një kartë të posaçme identiteti të mërguarit.
Dua të vij në vend për punë sezonale, cilat janë procedurat dhe kushtet?
Në Greqi puna sezonale ka të bëjë me sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë si dhe me peshkatarët.
Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë:
Punëdhënësi që dëshiron të punësojë në mënyrë sezonale shtetas të vendeve të treta në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, paraqet kërkesë pranë shërbimit kompetent të Decentralizimit
Administrata e vendbanimit, ku numri i vendeve të punës, të dhënat e plota (mbiemri, emri, mbiemri dhe emri i babait, mbiemri de emri i nënës, shteti dhe data e lindjes, shtetësia, numri i pasaportës, data e lëshimit dhe skadimit, shteti e lëshimit) të shtetasve të vendeve të treta që do të punësohen, specialitetin, si dhe periudhën e punësimit. Kërkesa e punëdhënësit ka të bëjë me një periudhe totale të punësimit deri në nëntë (9) muaj, për dymbëdhjetë (12) muaj, dhe mund të zgjatet në një periudhë totale deri në pesë (5) vjet.
Së bashku me aplikimin, punëdhënësi paraqet, ndër të tjera, një kontratë, pune të vlefshme e cila përfshin:
a) llojin e punësimit, b) vendin ku ajo zhvillohet, c) datën e fillimit të tij, d) kohëzgjatjen e punësimit e) numrin e orëve të punës brenda javës ose muajit, f) shpërblimin e tij të një punonjësi, i cili në asnjë rrethanë nuk mund të jetë më i ulët se paga e një punonjësi të pakualifikuar g) shuma e pagesës së mundshme të pushimit, nëse parashikohet nga kontrata dhe h) çdo kusht tjetër pune, sipas rastit.
Punëdhënësi që fton një shtetas të një vendi të tretë për punë sezonale në sektorin bujqësor/ blegtoral duhet ti siguroje punonjësit strehim të përshtatshëm për, i cili plotëson standardet e kërkuara të shëndetit dhe sigurisë. Nëse punonjësit sezonal i kërkohet të paguaje qiranë, punëdhënësi duhet ti sigurojë punëtorit sezonal një marrëveshje qiraje ose dokument ekuivalent që përcakton qartë kushtet e qirasë. Në çdo rast, masa e qirasë duhet të jetë në përpjesëtim me pagën e punonjësit sezonal dhe me cilësinë e akomodimit, ndërkohë qe nuk zbritet automatikisht nga paga e punonjësit sezonal. Kur akomodimi nuk sigurohet nga punëdhënësi, punëdhënësi duhet ti ofroje shërbimit kompetent të administratës së Decentralizuar të dhëna që tregojnë se punëtori sezonal ka banesën e tij, i cili plotëson standardet e kërkuara nga ligji siç përmendet më sipër.
Shtetasit të një shteti të tretë për të cilin shërbimi kompetent Administratës se Decentralizuar ka lëshuar dhe përcjelle në organin kompetent konsullor vendimin e miratimit të punësimit për punë sezonalë, i jep një vizë hyrje vizë me të cilën mund të punojë. Puna nuk mund të kalojë 9 muaj brenda 12 muajve.
Peshkatarët
Çdo punëdhënës që dëshiron të punësojë peshkatarë paraqet një kërkesë pranë shërbimit kompetent të Administratës së Decentralizuar, me qendër në prefekturën ku ndodhet biznesi i tij ose në zyrën e gjendjes civile të mjetit lundrues të tij ku numri i vendeve të punës, të dhënat dhe kombësia e shtetasve të vendeve të treta qe do të punësohen si dhe periudha e punësimit. Së bashku me aplikimin punëdhënësi paraqet ndër të tjera një kontratë punë (ne dy kopje) të nënshkruar prej tij për çdo punonjës ku shënohen kushtet e punës periudha e punësimit dhe shpërblimi i punonjësit.
Shtetasit te një vendi te tretë i cili është miratuar për hyrje në punë si peshkatar, autoriteti konsullor kompetent i lëshon një vizë karatesë për punë sezonale, e cila mund të kalojë njëmbëdhjetë muaj dhe siguron të drejtën e hyrjes në tregun e punës ekskluzivisht për ofrimin e punës së caktuar dhe punëdhënësit specifik, me ftesë të cilit është dhënë.
Raste të tjera
Ka raste të tjera në të cilat shtetasi i vendit të tretë mund të punojë vetëm me vizë. Këto viza janë të lidhura me aktivitete specifike dhe jepen për një periudhe të shkurtër kohore në lidhje me përmbushjen e një qëllimi të caktuar. Raste te tilla kanë të bëjnë për shembull me anëtarë të grupeve artistike, qytetare te vendeve te treta që ofrojnë shërbime, drejtues të grupeve të organizuara turistike, sportistë, trajnerë e të tjerë.
Cilat janë shërbimet kompetente të përfshira në hyrjen dhe dhënien e lejeve të qëndrimit për shtetasit e vendeve të tretja në Greqi?
Kërkesat për dhënien e lejeve të qëndrimit dorëzohen në shërbimin me një ndalesë të Drejtorisë Kompetente të Huajve dhe Emigracionit të Administratës se Decentralizuar të vendbanimit të aplikantit (departament kompetente-vendore për lejet e qëndrimit) ose në Drejtorinë kompetente të Politikës së Emigracionit të Ministrisë e Emigracionit dhe e Azili në varësi të llojit të lejes së qëndrime.
Vizat e hyrjes jepen nga autoriteti konsullor kompetent grek i vendbanimit të shtetasit të vendit të tretë. Në faqen e Ministrisë së Punesë të Jashtëm ka një listë dhe informacione kontakti për të gjitha Autoritetet Greke në mbarë botën:
Në greqisht: https://www.mfa.gr/appendix/dimereis-sheseis-tis-ellados/alpha.html
Në anglisht: https:/www.mfa.gr/en/appendix/greece-bilateral-relations/a.html
Gjithashtu mund të mëshoni më shumë rreth vizave të hyrjes në detaje në Manualin e Kodit të Emigracionit të botuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në greqisht dhe anglisht.
Në greqisht: https://www.mfa.gr//theoriseis-eisodou-visas/eidi-theoriseon/ethnikes-theoriseis.html
Në anglisht: https://www.mfa.gr/en/visas/visa-types/national-visas.html
Cila janë të drejtat të mia si qytetar i një vendi të tretë në Greqi?
Shtetasit e vendeve të treta që banojnë ligjërisht në vend kanë lirinë e lëvizjes dhe vendosjes në të gjithnjë territorin.
Ata gëzojnë gjithashtu trajtim të barabartë me shtetasit për sa i përket të drejtave të punës si kushtet e punësimit, e drejta për grevë dhe për të ndërmarrë veprime sindikaliste, njohja e diplomave dhe kualifikimeve të tjera profesionale etj.
Përveç kësaj, ata janë të siguruar pranë organizatave përgatesë të sigurimit dhe kanë të njëjtat të dhjeta sigurimi si shtetasit
Cilat janë detyrimet e punëdhënësit që punëson një shtetas të një vendi të tretë dhe çfarë ndëshkimesh përballet nëse i shkel ato?
Ndalohet punësimi i të huajve nga vendet e treta, të cilët nuk kanë akset në punë ose që nuk kanë dokumente ligjore për qëndrimin e tyre në vend.
Punëdhënësit që punësojnë një të huaj të palicencuar me qasje në punë (edhe nëse banojnë ligjërisht në vend me një lloj tjetër leje) i nënshtrohen një globe
1.500 euro për çdo të huaj banues të ligjshëm por të punësuar ilegalisht.
Po ashtu gjobë për punë të padeklaruar është 10.500 euro për secilin punëtor të padeklaruar.
Dënohet me gjobë në rast të punësimit të një të huaji me qëndrim të paligjshëm
5.000 euro për çdo punëtor të punësuar ilegalisht. Në rast rikthimi të punëdhënësit brenda një periudhe 4 vjeçare kjo gjobë dyfishohet për çdo punëmarrës. Gjithashtu vendosen sanksione administrative si përjashtimi nga përfitimet dhe subvencionet publike si dhe heqja e përkohshme ose e përhershme e licencës së operimit ose pezullimi i përkohshëm i veprimtarisë. Dënime penale ka edhe nëse punësimi i shtetasve me qëndrim të paligjshëm është sistematik dhe i qëllimshëm ose nëse punësimi i tyre shoqërohet më kushte veçanërisht abuzive të punës, nëse ka të bëjë me të mitur ose viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Punëdhënësit e përfshirë në shfrytëzimin e punës të shtetasve të vendeve të treta përballen me gjoba shtesë ndëshkime administrative dhe penale. Në veçanti kur punësimi ka për qëllim nxitjen e shtetasve të vendeve të treta në prostitucion, përveç sanksioneve të tjera të parashikuara nga legjislacioni punëdhënësi dënohet me të paktën dy vjet burgim dhe me gjobë të paktën 6.000 euro. Në rast se viktima është e mitur gjobat janë edhe më të mëdha ndërsa në raste më të veçanta gjoba arrin në 50.000 – 100.000 euro.
Punëdhënësit të cilët kanë shkelur detyrimet e tyre gjatë një riatdhesimi të mëparshëm të punëtorëve sezonalë nuk mund të paraqesin një kërkese të re për riatdhesimin e një shtetasi të një vendi të tretë përpara se të kenë kaluar tre vjet nga data e zbulimit të shkelës origjinale.
Viza për punë sezonale nuk jepet apo revokohet kur konstatohet se ndër të tjera:
a. punëdhënësi nuk përmbush detyrimet e tij në lidhje me sigurimet shoqërore taksat të drejtat e punës ose kushtet e punësimit,
b. punëdhënësi ka vuajtur sanksione për punë të padeklaruar ose punësim të paligjshëm dhe kur,
c. punëdhënësi nuk ka përmbushur detyrimet qe rrjedhin nga kontrata e punës.
Unë nuk kam dokumente legalizimi dhe punoj, a kam të drejta?
Në legjislacionin grek (L. 4052/2012) parashikon lehtësimin e ankesave nga emigrantet e punësuar ilegalisht të cilët mund të paraqesin vetë ose në vend të tyre me pëlqimin e tyre pranë qendrave lokale të punës çdo ankesë të parashikuar nga legjislacioni kombëtar kundër punëdhënësit të tyre. Dhënia e ndihmës për shtetasit e vendeve të treta në paraqitjen e një anese nuk konsiderohet në asnjë mënyrë si ndihme për personin e punësuar ilegalisht në hyrje kalim dhe qëndrim të paligjshëm.
Gjithashtu shtetasit e vendeve te treta të punësuar ilegalisht si çdo punëtor i punësuar ligjërisht mund të ankohen në gjykatat kompetente dhe në organet kompetente
autoritetet të kërkojnë atë që u detyrohet dhe në përgjithësi të kërkojnë të drejtat e tyre ligjorë sipas ligjit të punës dhe të zbatojnë vendimet përkatëse gjyqësorë kundër punëdhënësve të tyre, edhe nëse ata janë kthyer ose janë detyruar të kthehen në vendin e tyre.
Përveç kësaj legjislacioni(L. 4443/2016) parashikon gjoba dhe sanksione për shkeljen e parimit të trajtimit të barabartë në punë dhe përfshin dispozita për ankim mbrojtje ndaj kundërmasave në rast animimi si shkarkimi ose dëmtimi trajtim në përgjithësi.
Së fundi parashikohet dhënia e lejes së qëndrimit për Arsye Humanitare e cila nder të tjera ka të bëjë me viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore si dhe shtetas të vendeve të treta të cilët janë punësuar ose në kushte veçanërisht abuzive të punës ose si të mitur. Terma të tillë konsiderohen të jenë jashtëzakonisht jo proporcionalë me kushtet ë punës së punëtorëve të punësuar ligjërisht që kanë një ndikim serioz në shëndetin dhe sigurinë ë punëtorëve ose ato që përfshijnë diskriminim gjinor ose cenojnë dinjitetin njerëzor.
Ku mund të shkoj nëse më shkelen të drejtat në punë?
Agjencia kompetente për kontrollin e punëdhënësve në lidhje me punësimin dhe shtetasit e vendeve të treta është Autoriteti i Pavarur “Inspektimi i Punës”. Detyra e Inspektoratit të Punës është të kontrolloje zbatimin e dispozitave të legjislacionit të punës ndër të tjera të dispozitave në lidhje me ligjshmërinë e punësimit të punëtorëve të shtetasve të vendeve të treta si dhe legjislacionit për të promovuar peri min e trajtimit të barabartë pavarësisht nga raca apo origjina etnike. Punëdhënësit që shkelin ligjet e punës i nënshtrohen dënimeve administrative dhe penale.
Punëtorët emigrantë gjithashtu mund ti drejtohen avokatit të popullit për çdo shkelje të drejtave të tyre.
Avokati i Popullit është caktuar si organ për monitorimin dhe promovimin e zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë në fushën e punës. Avokati i Popullit i cili është autoritet i pavarur administrativ kryen hetime pas ankesës ose sipas detyrës zyrtare dhe përgatit gjetjet dhe raportet.
Legjislacioni bazë
L. 4251/2014 (A΄80) ‘Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social’.
L. 4052/2012 (A΄41) kapitulli IG lidhur me sanksionet dhe masat ndaj punëdhënësve që punësojnë shtetas të vendeve të treta më qëndrim të paligjshëm.
L. 4443/2016 (A΄232) mbi zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë.